Peshkarexha fundoset në gjirin e Gramës, “muzeu në qiell të hapur” i bregdetit shqiptar

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 16:50

Peshkarexha fundoset në gjirin e Gramës, “muzeu në qiell të hapur” i bregdetit shqiptar

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 16:50

Janë me qindra anijet të cilat që nga lashtësia kanë gjetur mbrojtje nga stuhitë, ose pikërisht për këtë arsye kanë gjetur fundin e tyre në Gjirin e Gramës.

I ndodhur në Karaburun, gjiri piktoresk mbart ende dëshmitë e të mbijetuarve ndër shekuj në shkëmbinjtë e saj të thepisur, të mbushur me shkrime në çdo gjuhë dhe nga çdo kohë. Shkrime në greqishten klasike, latinisht, por edhe në gjuhë moderne dhe natyrisht në shqip, që tregojnë një histori të gjatë dhe që e shndërron atë vend me ujëra të kristalta dhe pothuajse i paarritshëm nga toka, një muze në qiell të hapur.

Dëshmive historike ndoshta do t’i shtohet tashmë edhe peshkarexha që u mbyt sot pikërisht në brigjet e Gramës .

Bëhet fjalë për mjetin e quajtur “Sirena Blu”, që kishte në bord katër persona dhe vinte nga Himara. Kapiteni i peshkarexhës dha sinjalin SOS rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, teksa mjeti lundrues po fundosej, por për fat në afërsi të bregut.

Policia kufitare e Dhërmiut ka shkuar në ndihmë të saj dhe ka shpëtuar marinarët, ndërkohë që nuk dihet ende se cili do të jetë fati i Sirenës Blu, në qoftë se do të transportohet diku tjetër apo do të bëhet pjesë, të paktën përkohësisht, e gjirit, që çdo vit e më shumë po bëhet pjesë e pandashme e tureve turistike përgjatë rivierës.