Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama pas homazheve për Saimir Hoxhën: Detyrë e shtetit që fëmijët e dëshmorëve të mos mbeten vetëm

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 14:02 | Aktualitet
Rama pas homazheve për Saimir Hoxhën: Detyrë e shtetit që

Pas homazheve në nder të policit Saimir Hoxha, të rënë në krye të detyrës një ditë më parë në Lezhë, kryeministri Edi Rama përsëriti vendimin e marrë në mbledhje qeverie, të njoftuar më herët nga ministri Çuçi, sa i takon ndihmës dhe mbështetjes ndaj familjarëve të nënkomisarit. Teksa shprehu ngushëllimet për të ndjerin, Rama tha se është detyra e shtetit që fëmijët e dëshmorëve të mos mbeten vetëm, por të ndjehen të mbështetur e përkrahur, për hyrë në rrugën e jetës së tyre, duke qenë krenarë jo vetëm për prindin, por edhe për shtetin, të cilit babai i shërbeu deri në minutën e fundit.

https://a2news.com/2021/09/29/djemte-e-mbetur-jetime-te-oficerit-te-vrare-nje-dite-me-pare-ne-krye-te-detyres-nga-21-vjecari-aldi/

“Është një çast i rëndë për forcat e policisë, shoqërinë dhe shtetin, por mbi të gjitha për familjen dhe duke i shprehur ngushëllimet vëllazërore familjes dhe të gjithë kolegëve që e kanë njohur nga afër këtë Dëshmor të ri të Atdheut dhe gjithë punonjësve të policisë, e shoh të udhës të bëj me dije se qeveria sot ka vendosur një mbështetje financiare të konsiderueshme për familjen. Por njëkohësisht me të hyrë në fuqi ligji për Fëmijët nën Kujdesin e Republikës, fëmijët e të ndjerit do të marrin 170% të pagës së tij, deri kur të arrijnë moshën e pjekurisë.

https://a2news.com/2021/09/29/policia-zbardh-dinamiken-e-vrasjes-se-oficerit-hoxha-para-se-te-qellonte-rama-i-tha-une-nuk-jam-per-tu-kontrolluar/

Nuk ka fonde e mbështetje materiale që plotëson boshllëkun për familjen, por detyra e shtetit është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm, por të ndjehen të mbështetur e të përkrahur për të hyrë në rrugën e jetës së tyre, duke qenë krenarë jo vetëm për prindin, por edhe për shtetin të cilit babai i shërbeu deri në minutën e fundit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë