Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rindërtimi i vrasjes, si lëvizi 21-vjeçari pasi qëlloi mbi efektivin Saimir Hoxha?

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 17:00 | Kronikë
Rindërtimi i vrasjes, si lëvizi 21-vjeçari pasi qëlloi mbi

A2 CNN rindërton grafikisht të gjitha lëvizjet e 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili qëlloi për vdekje e nënkomisarin Saimir Hoxha në Kune Vain të Lezhës.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në hyrje të parkut kombëtar kur automjeti fuoristradë i policisë, me tre efektivët, po kthehej pasi kishin bërë të mundur dokumentimin dhe asgjësimin e një parcele me 62 rrënjë kanabis.

Rreth 500 metra larg, ata pikasin automjetin tip “Volkswagen Polo”, në brendësi të të cilit ishin Kristian Sherri Aleksandër Marku dhe Aldi Rama në sediljen e pasme të tij. Makina, fillimisht kryqëzohet me atë të policisë, por disa minuta më pas efektivët e konstatojnë pas tyre. Pasi u kanë bërë shenjë se ishin policia efektivët kanë kërkuar dokumentet e identifikimit të ndaluarve. Sherri dhe Marku kanë paraqitur ID e tyre pasi kanë dalë nga automjeti ndërsa në këtë moment 44-vjeçari Hoxha i ka kërkuar dhe personit të tretë 21-vjeçarit, dokumentin e identifikimit. Sipas dëshmive Aldi Rama nuk ka pranuar dhe ka qëlluar dy herë më një pistoletë tip TT në drejtim të Saimir Hoxhës duke e lënë të vdekur në vend.

Këtu 21-vjecari ka arritur të dalë në pjesën e parme të automjetit dhe të largohet në dalje të Kune Vainit, ndërsa dy kolegët e Hoxhës kanë qëlluar në drejtim të makinës së vrasësit.

21-vjeçari nuk ka dalë në rrugën kryesore Lezhë-Shkodër, por është kthyer në brendësi të lagunës ku dhe braktisi automjetin rreth 1 kilometër nga vendngjarja në këtë zonë.

Këtu Aldi Rama ka lëvizur në këmbë gati 600 metra në afërsi të kësaj vile aty ku disa orë më pas u pozicionuan dhe efektivët e repartit special RENEA.

Duke mospasur mundësi të hyjë në banesë ai ka kaluar kanalin pas vilës dhe u fsheh në një hapësirë me shkurre fare pranë kënetës aty ku dhe u gjet i plagosur rëndë nga policia.

Prokuroria ka gjetur në vendngjarje dhe 9 gëzhoja të beretave të kolegëve të Hoxhës, ndërsa shërbimi për çështjet e brendshme ka nisur një hetim mbi planin e masave që dërgoi vetëm tre efektivë në një parcelë kanabisi. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu