Rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare, zemra vret 13 herë më shumë se Covid, 40 vdekje çdo ditë

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 21:04

Rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare, zemra vret 13 herë më shumë se Covid, 40 vdekje çdo ditë

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 21:04

Zemra vret 13 herë më shumë se Covid-19,  të paktën referuar shifrave zyrtare. 40 qytetarë humbin jetën çdo ditë si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare në vend, ndërsa mesatarja ditore e vdekjeve nga koronavirusi është 3.

Në konferencën e përvitshme ndërgjegjësuese, organizuar në kuadër të Ditës Botërore të Zemrës, mjekë kardiologë dhe jo vetëm kërkuan më shumë vëmendje për të parandaluar fatalitet si pasojë e sëmundjes më vdekjeprurëse në vend.

Po cilët janë faktorët kryesorë të cilët shkaktojnë sëmundje të zemrës dhe si mund të parandalohen vdekjet?

Lidhur me rritjen me mbi 23 për qind të numrit të vdekjeve si pasojë e sëmundjeve të zemrës gjatë vitit pandemik në raport me 2019-n, mjekja kardiologë Ëngjëllushi Hasani jep këto arsye.

Për mjekët, problem shqetësues po bëhet edhe ulja e ulja e grup-moshës së pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare nga 50 në 35 vjeç.