“Si të bëhesh i lumtur”, një kandidat për Nobel në Tiranë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 11:18 | Aktualitet
“Si të bëhesh i lumtur”, një kandidat për Nobel

Një akademik nga Sllovenia ka vizituar këtë javë Tiranën, bashkë me librin dhe këshillat e tij. “Si të bëhesh i lumtur”, duket një titull joshës në një kohë të vështirë që po kalon bota. Në kushtet e pandemisë, akademiku, profesor doktor Milan Krajnc, bëhet bashkë me psikoterapeuten Ana Kanina për të na udhëzuar me anë të këtij libri.

“Sot në mëngjes isha në Lubjanë, por ja këtë pasdite gjendem në Tiranë. Nesër do të jem në Dubai. Ajo që mendoj unë se është një mundësi për të qenë i lumtur është të vlerësosh çdo moment”, thotë Kanina.

Dhe në bashkëbisedim me lexuesin shqiptar, ai tregon se edhe në një kafe me veten, përpiqet të vlerësojë çdo moment dhe çdo karakter që i del përpara. Ai lexon përmes mimikës emocionet e tjetrit dhe shpesh shkruan historitë që sheh, që jo domosdoshmërish mund të jenë të vërtetat e tjetrit, por janë të vërtetat e tij. Kështu ai beson se vlerësimi i çdo momenti dhe mundësie është një rrugë drejt njohjes së tjetrit dhe vetes.

Kështu, sipas Krajnc afrohesh drejt lumturisë. “Psikoterapia ime është të shkruarit. Ulem çdo ditë për të shkarkuar gjithë ngarkesën emocionale dhe këtë e bëj përmes shkrimit. Është njësoj si të boshatisësh koshin e mbetjeve për ta rinisur nga fillimi”, tha ai.

“Si të bëhesh i lumtur” është një botim i veçantë edhe për Irena Toçin, që zbulon se autori që ka sjellë në shqip është kandidat edhe për çmimin Nobel, kandidat i herëpashershëm i Sllovenisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos