Ursula Von der Leyen viziton sot Kosovën

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 09:37
ursula 4 1024x576

Ursula Von der Leyen viziton sot Kosovën

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 09:37

Pas vizitës në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë sot Kosovën

Në vizitën njëditore në Prishtinë, ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ursula von der Leyen po viziton 6 vendet e Ballkanin Perëndimor, në prag të Samitit të 6 tetorit.

Në konferencën e përbashkët që pati një ditë më parë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, presidentja e Komisionit Evropian, deklaroi se situata në veri të Kosovës është shqetësuese dhe se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, duhet të ulin tensionet dhe t’i rikthehen dialogut.

Ndërkohë që tha se mirëpret edhe “Ballkanin e hapur”, si iniciativë gjithëpërfshirëse.