Vaksinimi me detyrim i mësuesve, sindikatat: Mbështesim arsimtarët, qeveria t`iu rimbursojë tamponin

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 18:28

Vaksinimi me detyrim i mësuesve, sindikatat: Mbështesim arsimtarët, qeveria t`iu rimbursojë tamponin

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 18:28

Me fillimin e shkollës kanë nisur edhe problemet për mësuesit e pavaksinuar. Një pjesë e tyre refuzojnë të marrin me detyrim dozat anti-Covid. Disa sapo e kanë kaluar koronavirusin, të tjerë kanë probleme shëndetësore, mes tyre ka mësuese shtatzëna apo dhe me fëmijë të porsalindur.

Sindikatat e arsimit kanë dalë në mbështetje të mësuesve dhe i kërkojnë qeverisë të mbulojë shpenzimet e përjavshme të kësaj kategorie për kryerjen e tamponit.

 Drejtues të sindikatave të arsimit në Tiranë dhe rrethe kërkojnë përfshirjen e mjekut të familjes në këtë proces.

Zyrtarisht 66% e mësuesve në shkollat publike dhe private janë të vaksinuar me 1 dhe dy doza. Ekspertët e shëndetit publik thonë se është rritur numri i arsimtarëve të vaksinuar dhe se për çdo situatë ata konsultohen me mjekun e familjes.

30 shtatori është afati i vendosur nga Ministria e Shëndetësisë për vaksinimin e mësuesve. Sipas urdhrit arsimtarët që refuzojnë, duhet që çdo javë të provojnë me tampon negativitetin ndaj Covid-19. Ky test bëhet vetëm në shërbimin privat dhe kushton 6500 lekë.