Von der Leyen në Shkup: E ardhmja juaj në BE, ju duam afër nesh

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 09:40
MB LEYEN NE MAQEDONI frame 450 1024x576

Von der Leyen në Shkup: E ardhmja juaj në BE, ju duam afër nesh

Përditësuar më: 29/9/2021, ora 09:40

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, shprehu mbështetje të plotë për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit, sa më shpejt që të jetë e mundur, gjatë vizitës që kreu të martën në Maqedoninë e Veriut, menjëherë pasi mbylli atë në Tiranë.

Ajo njohu përparimin e madh që ka bërë ky shtet në këtë drejtim. “Është e vërtetë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe ju duam afër nesh”, tha presidentja e KE-së, në konferencën për shtyp me kryeministrin, Zoran Zaev. Ky i fundit i kërkoi Brukselit që të bëjë më shumë për zhbllokimin e procesit të integrimit dhe heqjen e bllokadës së vendosur nga Bullgaria.