Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vrasja e efektivit, Çuçi: Ngjarje tragjike për një nga oficerët tanë më të mirë, SHÇBA po bën punën e saj

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 09:47 | Kronikë
Vrasja e efektivit, Çuçi: Ngjarje tragjike për një nga

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se dinamika e plotë e ngjarjes tragjike të ndodhur një ditë më parë, ku mbeti i vrarë oficeri i Krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha, nuk është zbardhur ende e plotë. “Për fat të keq ishte një ngjarje tragjike për një nga oficerët tanë më të mirë. Besoj se në Drejtorinë e Policisë do të merrnin të gjithë informacionin. SHÇBA bën punën e saj brenda ligjit, por të mos merremi me këto çështje, sot është dita kur do të përcjellim dëshmorin e atdheut për në varrezat e dëshmorëve”, tha ministri Çuçi në një prononcim për mediat pas takimit me homologun austriak, Karl Nehammer.

Në orën 12:00, në Pallatin e Kongreseve do të bëhen edhe homazhet në nder të oficerit të Policisë të vrarë në krye të detyrës.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë në spital edhe autori i vrasjes, 21-vjeçari Aldi Rama. Ai qëlloi në drejtim të vetes teksa po i fshihej policisë, pas një operacioni që zgjati për rreth 5 orë të martën. Për ngjarjen, Policia e Lezhës tha se ka arrestuar edhe dy persona të tjerë.

https://a2news.com/2021/09/29/nderron-jete-ne-spital-autori-i-vrasjes-se-oficerit-saimir-hoxha/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani