Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Babai i Britney Spears pezullohet si kujdestar i saj

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 08:01 | Showbiz

Jamie Spears nuk është më kujdestari ligjor i vajzës së tij Britney. Kjo është vendosur nga gjykatësja e Gjykatës Superiore të Los Anxhelosit, Brenda Penny. Gjykatësja ka pezulluar babanë e Britney Spears nga marrëveshja ligjore që i dha atij kontrollin e jetës së saj, pasi Spears e akuzoi atë për vite të tëra abuzim.

Jamie Spears u emërua kujdestar i saj në 2008, mes shqetësimeve për shëndetin e saj mendor. Të mërkurën, një gjykatës ia dha rolin një burri të caktuar nga Spears.

Gjykatësja Penny vendosi që kujdesi i këngëtares t'i kalonte kontabilistit John Zabel, menjëherë.

Spears, i cili mohon çdo abuzim, ishte paraqitur për t'i dhënë fund kujdestarisë, pasi Spears kërkoi një kujdestar tjetër.

Fansat në të gjithë botën e kanë mbështetur atë përmes fushatës #FreeBritney.

Një kujdestari jepet nga një gjykatë për individët të cilët nuk janë në gjendje të marrin vendimet e tyre, si ata të çmendur ose sëmundje të tjera mendore.

Kujdestaria e Spears ishte e ndarë në dy pjesë, njëra për pronën dhe çështjet financiare, dhe tjetra për të si person. Sipas kësaj marrëveshje ligjore, ajo nuk i ka kontrolluar financat e saj që nga viti 2008.

Avokatët e këngëtares, gjithashtu, kërkuan që një seancë tjetër të mbahet në 30 deri në 45 ditët e ardhshme për të vendosur nëse do t’i japë fund për fare kujdestarisë së Spears.

Lufta e Spears me shëndetin mendor dhe gjykatat, ka tërhequr interes masiv publik, me tre dokumentarë mbi jetën e saj të publikuar vetëm javën e kaluar.

Përpara seancës dëgjimore të mërkurën, fansat mbajtën një tubim jashtë gjykatës ku kënduan këngën e saj klasike "Hit Me Baby One More Time". Ndërsa vetë Spears, nuk u thirr në seancë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani