Basha mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi: Hap i rëndësishëm, mbështesim zgjidhje të përhershme

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 15:09
basha 55 1024x576

Basha mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi: Hap i rëndësishëm, mbështesim zgjidhje të përhershme

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 15:09

Edhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë mbi targat, që shkaktoi një situatë tensioni javën e fundit midis dy vendeve.  

“Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajčák. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajtimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit”, ishin fjalët e Bashës.

Kreu demokrat shtoi se  që shtoi se PD mbështet “përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.