E infektuar me koronavirus, ndërron jetë në spital 33-vjeçarja shtatzënë 4-muajshe

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 10:27
urgjenca infektive 857x579

E infektuar me koronavirus, ndërron jetë në spital 33-vjeçarja shtatzënë 4-muajshe

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 10:27

Një grua shtatzënë 4-muajshe ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-it, pasditen e djeshme në spitalin Infektiv në kryeqyet.

Mësohet se 33-vjeçarja ishte e pavaksinuar dhe ndodhej prej ditësh në spital në gjendje të rëndë. Një ditë më parë, edhe Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ajo ishte ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive.

“Aktualisht, në Spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar”, njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë.

Numri i viktimave në vendin tonë nga COVID-i është rritur ndjeshëm, ku vetëm një ditë më parë humbën jetën 17 qytetarë.