Europa dhe Conference League, rivalë rusë për Napolin dhe Romën, Tottenham kërkon kthesën

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 11:58
Europa league 1024x576

Europa dhe Conference League, rivalë rusë për Napolin dhe Romën, Tottenham kërkon kthesën

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 11:58

Champions i lë vendin Europa dhe Konferencë League mbrëmjen e sotme. Në trofeun e dytë më të rëndësishëm për klube, dy skuadrat italiane Napoli dhe Lazio kërkojnë fitoret e para.

Skuadra e Spalletit pas barazimit me Leicester, pret Spartakun e Moskës ndërsa lacialët e Sarrit duhet të lënë pas humbjen e hidhur kundër Gallatasarait teksa edhe për ta, e radhës është një skuadër ruse, ajo e Lokomotivës së Moskës.

Sfidë e vështirë për Ferencvaroshin e Myrto Uzunit që luan me spanjollët e Real Betis. Legia e Varshavës ku aktivizohen shqiptarët Ernest Muçi, Jurgen Celhaka e Lirim Kastrati kanë ndoshta duelin më të vështirë kundër Leicester Siti.

Në ligën e Konferencës ndërkohë, dy ekipet pretendente Roma dhe Tottenham përballen respektivisht me ukrainasit Zoria Luhansk dhe sllovenët e Mura-s.