Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Humb jetën gruaja shtatzënë, mjekët thirrje për vaksinim, po rriten shtrimet te kjo kategori

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 15:53 | Aktualitet
Humb jetën gruaja shtatzënë, mjekët thirrje për

Koronavirusi nuk po kursen as gratë shtatzëna. Vala nga varianti “Delta” ka rritur numrin e të prekurave nga COVID-19 dhe rastet e rënda.

Ndërsa orët e fundit, viktimë e koronavirusit ka mbetur një 33-vjeçare, 4-muajshe shtatzënë. E reja, e pavaksinuar për shkak të shtatzënisë, nuk ka mundur t’i mbijetojë komplikacioneve të rënda. Pas ngjarjes në Spitalin Infektiv, mjekët tregojnë për situatën në maternitete ku ndodhen të shtruara gra shtatzëna të infektuara. 

Redi Hoxhallati, mjeku i maternitetit “Koco Gliozheni” rekomandon vaksinimin edhe të grave shtatzënë. “Kemi gra shtatzëna me covid, gjatë kësaj vale kemi pasur një numër domethënës. Sigurisht jo të gjitha kanë një klinikë të rëndë por ka edhe raste që kanë nevojë për trajtim të specializuar dhe në raste të rralla, edhe hospitalizimin”, thotë ai.  

Ndryshe nga kategoritë e tjera, gratë shtatzëna janë ato që hezitojnë më tepër ndaj vaksinimit kundër COVID-19. “Më duket se po frikësohemi më shumë nga vaksina se sa nga virusi. Në këndvështrimin tim, më duket non sens të mos rekomandojmë vaksinimin edhe te gratë shtatzëna, sepse impakti që ka sëmundja në fëmijën e tyre e tejkalon shumë herë riskun hipotetik të vaksinës”, thotë ai për A2 CNN.

Mungesa e të dhënave të sakta në lidhje me dëmtimet e fëmijës dhe rreziku nga keqformimet ka bërë që shumë gra të refuzojnë vaksinimin duke rrezikuar dhe jetën.

Por edhe pse më të pakta në numër, nuk mungojnë shtatzënat e vaksinuara, ndërsa ende në Shqipëri nuk është shënuar lindja e parë pas vaksinës anti-COVID.

A2 CNN Livestream

Dita jonë