Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

I dehuri i bashkohet kërkimit për zhdukjen e tij, pa e kuptuar se ai ishte personi i kërkuar

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 12:30 | Bota

Një i dehur i raportuar i zhdukur iu bashkua kërkimit për zhdukjen e tij, pa e kuptuar se ai ishte vetë personi që po kërkonte. Kjo ndodhi në Inegöl të Turqisë. Sipas raporteve të mediave vendase dhe ndërkombëtare, 50-vjeçari Beyhan Mutlu e kuptoi këtë vetëm kur një nga shpëtimtarët thërriti emrin e tij.

Mutlu ishte në një klub me miqtë kur papritmas u zhduk duke shkuar drejt pyllit. Duke parë që ai nuk po kthehej, njerëzit që ishin me të lajmëruan autoritetet, të cilët organizuan një ekip kërkimi, të cilit iu bashkuan edhe disa vullnetarë.

Sipas Daily Mail, 50-vjeçari hasi në grupin e kërkimit, ndërsa ishte duke u endur në pyll. Ai iu bashkua shpëtimtarëve dhe vullnetarëve, duke kërkuar pa dashje veten e tij për orë të tëra. Derisa njëri nga të pranishmit bërtiti emrin e tij dhe ai u përgjigj: "Unë jam këtu". Pas sqarimit të situatës, policia e çoi në shtëpi. Është e paqartë pse askush nuk e vuri re më parë se personi i zhdukur ishte aty me ta.

Kjo nuk ndodh për herë të parë, pasi një rast i ngjashëm ndodhi në vitin 2012, kur një turiste aziatike e raportuar e zhdukur në Islandë, iu bashkua kërkimit për zhdukjen e saj, pasi nuk arriti të njihte veten në përshkrimin e bërë nga policia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë