Komision për zgjedhjet e 25 prillit, PD depoziton kërkesën: Krimet elektorale përcaktuan fituesin

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 13:47

Komision për zgjedhjet e 25 prillit, PD depoziton kërkesën: Krimet elektorale përcaktuan fituesin

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 13:47

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka depozituar në kryesinë e Kuvendit kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një deklaratë për mediat menjëherë pas depozitimit të kërkesës, numri 2 i demokratëve kërkoi zbardhjen e krimeve elektorale, që sipas tij përcaktuan fituesin e zgjedhjeve.

“Ka pasur një lukuni elektorale që vraponte me letra legalizimesh. Do të hetohet dizbursimi i parakohshëm i fondit të ndihmës ekonomike, 2.5 miliardë eurosh, ashtu si qershia mbi tortë, spiunazhi modern, më shumë se 900 mijë shqiptarë të spiunuar nga patronazhistët. Kemi depozituar deri në 25 prill në SPAK dhe prokuroritë e rretheve rreth 180 kallëzime penale që dokumentonin pikërisht shkeljet që u realizuan më 25 prill”, deklaroi Alibeaj.