Kurti reagon pas marrëveshjes: Tani edhe Serbia do të mësohet me reciprocitet

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 16:24
vlcsnap 2021 09 25 16h35m36s260 869x579

Kurti reagon pas marrëveshjes: Tani edhe Serbia do të mësohet me reciprocitet

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 16:24

Albin Kurti tha pas marrëveshjes të arritur mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për targat, se tashmë edhe ky vend do të nisë “të mësohet me reciprocitet”.

“Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë”, shkroi Kurti në Facebook.

Sipas tij, me heqjen e barrikadave, nuk do të ketë më nevojë që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të qëndrojnë në Jarinjë dhe Bërnjak. Por, Kurti sqaroi se policia do të jetë “gjithnjë e gatshme për ndërhyrje nëse do të ketë cenime të ngjashme në të ardhmen. 

“Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka shkuar në Jarinjë dhe Bërnjak më 20 shtator për të mbrojtur vendkalimet dhe policinë kufitare nga bllokuesit e rrugëve dhe qarkullimit të lirë. Meqë ata do të largohen, njësia jonë speciale nuk ka pse qëndron atje, dhe mbetet gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen. Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt”.