Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Marrëveshja për targat, Escobar: Është e drejtë e Kosovës të zbatojë reciprocitetin

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 19:57 | Kosova
Marrëveshja për targat, Escobar: Është e drejtë e

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin të drejtën e Kosovës për reciprocitet me Serbinë.

Këtë e pohoi zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar në një audio-konferencë.

“Është e drejtë e qeverisë së Kosovës që të zbatojë reciprocitetin, ky ishte një përparim i madh. Zbatimi aktual i tij, mendoj se na kapi pak në befasi, por përfundimisht, kjo do të ndodhte. Dhe jam i kënaqur që ne ishim në gjendje të ulnim tensionet që erdhën me zbatimin e reciprocitetit, dhe në planin afatgjatë, ne po kërkojmë një zgjidhje më të qëndrueshme, një zgjidhje më europiane për çështjen e targave.

Mendoj se sot ishte një sukses i rëndësishëm dhe do të doja të nënvizoja dy gjëra. Njëra është se dialogu i udhëhequr nga BE-ja është me të vërtetë një mënyrë për gjetjen e zgjidhjeve dhe ata e përmbushën atë rol sot, dhe ne jemi shumë krenarë për palët për shfaqjen e fleksibilitetit dhe angazhimit për gjetjen e zgjidhjeve”, u shpreh Gabriel Escobar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani