Marrëveshja për targat Kosovë-Serbi, Von der Leyen: Zhvillim shumë pozitiv, për të gjithë rajonin

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 13:48
vlcsnap 2021 09 25 16h34m47s175 869x579

Marrëveshja për targat Kosovë-Serbi, Von der Leyen: Zhvillim shumë pozitiv, për të gjithë rajonin

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 13:48

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përgëzoi Kosovën dhe Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje për targat.

“E mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e arritur sot në Bruksel. Ky është një zhvillim shumë pozitiv që ndodhi pas takimeve me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti. Është një gjë e mirë për të gjithë rajonin. Tani, dialogu duhet të vijojë”, shkroi Von der Leyen në Twitter.

Pas dy ditësh negociatash, lajmin e marrëveshjes së arritur e dha përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Beograd, Miroslav Lajçak, në Twitter.

Të dyja palët kanë rënë dakord në këto pika:

  1. Forcat speciale në pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut do të largohen paralelisht me bllokadën e rrugëve duke nisur nga 2 tetori, ora 8:00. Forcat e KFOR-it do të vendosen në këto pika kufitare para largimeve simultane dhe do të qëndrojnë aty për rreth dy javë.
  2. Nga data 4 tetor, do të zbatohet regjimi i etiketave në targat e dy vendeve, siç është rënë dakord në dialogun mes dy shteteve të ndërmjetësuar nga BE, deri sa të arrihet një zgjidhje e përhershme.
  3. Do të ngrihet një grup pune me përfaqësues të BE, Prishtinës dhe Beogradit që do të punojë për të gjetur një zgjidhje të përhershme për targat e mjeteve, bazuar në standardet dhe praktiket e BE. Takimi i parë i këtij grupi do të zhvillohet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajsh nga takimi i parë, grupi i punës do të paraqesë gjetjet e para për një zgjidhje të përhershme.