Mbi 200 mijë shqiptarë të larguar në 8 vjet, Tabaku: Shqipëria e Ramës po shkretohet

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 12:18
Tabaku 1024x576

Mbi 200 mijë shqiptarë të larguar në 8 vjet, Tabaku: Shqipëria e Ramës po shkretohet

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 12:18

Shqipëria regjistron numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë, ku sot numërohen mbi 200 mijë të larguar nga vendi ynë në 8 vite. Referuar të dhënave të Eurostat, nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, apelon se ka ardhur koha që politika të punojë për qytetarët dhe integrimi të jetë kryefjala e përpjekjes sonë për një vend më të mirë dhe pranë familjes Europiane. Sipas saj, Shqipëria e qeverisë Rama po shkretohet, ndërsa rrezikohet edhe çelja e negociatave.

“Kemi numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë, duke rrezikuar edhe një nga pikat e vendosura nga BE-ja për çeljen e negociatave. Kriteret e vendosura janë një letër lakmuesi për të kuptuar se sa seriozisht e ka qeveria jonë procesin e integrimit. Por sot numërohen mbi 200 mijë shqiptarë që kanë ikur nga vendi në 8 vjet. Nuk shohin të ardhmen këtu, nuk besojnë më tek një qeveri që punon për veten dhe varfëron shqiptarët. Ka ardhur koha të ndryshojmë realitetin! Ka ardhur koha që politika të punojë për qytetarët! Ka ardhur koha që integrimi të jetë kryefjala e përpjekjes sonë për një vend më të mirë dhe pranë familjes Europiane”, shkruan Tabaku, përkrah statistikave.