Ndërron jetë elektricisti në Rrogozhinë, bie nga lartësia

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 16:54
rryma elektrike banderi i rrymes 1024x683

Ndërron jetë elektricisti në Rrogozhinë, bie nga lartësia

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 16:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Gosë të Rrogozhinës.

Shtetasi me iniciale S. Q., 62 vjeç, me profesion elektricist, ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga lartësia teksa ishte duke punuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.