Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pas 007, Daniel Craig do të jetë Makbeth në Broadway

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 07:27 | Showbiz
Pas 007, Daniel Craig do të jetë Makbeth në Broadway

Sapo të heqë kostumin e James Bond, Daniel Craig po përgatitet për një punë të re sfiduese në Broadway. Ylli i pesë filmave në serinë 007 do të jetë Makbethi në një edicion të ri të tragjedisë së Shekspirit të prodhuar nga Barbara Broccoli, producentja historike e ekskluzivitetit të 007. Drama e bazuar në ambicien dhe etjen për pushtet do të zgjasë për 15 javë në Lyceum Theater në pranverën e vitit 2022.

Regjisori i Makbeth do të jetë Sam Gold, ndërsa në krah të Craig do të jetë aktorja etiopiane-irlandeze Ruth Negga, e cila do të interpretojë Lady Macbeth

Craig luajti për herë të fundit në Broadway në 2013 në "Betrayal" me gruan e tij Rachel Weisz. 007 i fundit nuk është i ri nga tekstet e Shekspirit, pasi ka bërë një Othello së bashku me David Oyelowo dhe drejtuar nga vetë Gold.

A2 CNN Livestream

Dita jonë