Pasagjeri që donte të zbriste i pari, hap derën e emergjencës dhe ecën në krahun e avionit

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 18:36
Untitled collage 47 1024x576

Pasagjeri që donte të zbriste i pari, hap derën e emergjencës dhe ecën në krahun e avionit

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 18:36

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në aeroportin ndërkombëtar të Miamit, ku një pasagjer hapi derën e emergjencës së avionit sapo ai u ul në tokë dhe nisi të ecte në krahun e tij.

Pasagjeri, i identifikuar si Christian Segura, dukej sikur donte të zbriste sa më shpejt prej avionit. Ai hapi derën e emergjencës dhe nisi të ecte në krah ndërsa avioni po vijonte t’i afrohej terminalit.

Autoritetet e aeroportit bënë me dije se kjo ngjarje nuk shënoi asnjë vonesë dhe të gjithë pasagjerët e tjerë zbritën pa problem nga avioni.

Policia e mori në pyetje 33 vjeçarin për veprimin e tij dhe ai u shpreh se vuante nga presioni i lartë i gjakut.