Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Prifti kërkon të kapë bisturinë, Apeli i Posaçëm s'e lejon

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 19:19 | Kronikë
Prifti kërkon të kapë bisturinë, Apeli i Posaçëm

Apeli i Gjykatës së Posaçme nuk i dha dritë jeshile kërkesës së mjekut Edvin Prifti për të shfuqizuar masën e sigurisë “pezullim nga detyra”.

Ish-drejtuesi i kardiokirurgjisë në QSUT po hetohet nën këtë masë sigurie për akuzën e “korrupsionit” dhe “pastrimit të parave”. Apeli i Posaçëm vlerësoi se nuk kishin ndryshuar kushtet ligjore që mund të çonin në heqjen e kësaj mase, ç’ka do ta kthente mjekun në sallat e operacionit.

SPAK ka ngritur dyshime se në disa episode mjeku ka marrë ryshfet në këmbim të operacioneve në QSUT.

Po sipas SPAK, mjeku kishte ndërtuar një skemë për shmangien e tatimeve. Nga nisja e hetimit ndaj tij, Priftit i janë sekuestruar gati 1 milionë euro, pasi dyshohet se nuk justifikohen në burime ligjore. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë