Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama në ceremoninë për nënkomisar Hoxhën: Një yll më shumë në murin e kujtesës, shteti do t’i shoqërojë për dore fëmijët e tij

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 09:57 | Politikë
Rama në ceremoninë për nënkomisar Hoxhën: Një yll

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm, në ceremoninë për vënien e yllit simbolik të nënkomisar Saimir Hoxhës në murin e Kujtesës së Ministrisë së Brendshme, ku përkujtohen të gjithë efektivët e rënë në krye të detyrës.

“Ky është një moment aspak i lehtë për bashkësinë tonë, pasi humbja e jetës në krye të detyrës është një humbje tragjike që shkon përtej familjes dhe të afërmeve, dhe prek shpirtin e një shoqërie dhe një vendi. Sot, do të vendosim yllin  e Sajmirit në murin e kujtesës së Policisë së Shtetit, pranë atyre që kanë humbur jetën”.

https://a2news.com/2021/09/29/deshmoret-e-atdheut-efektivet-e-rene-nder-vite-225-yjet-e-murit-te-kujteses/

Përtej tragjedisë së pardjeshme, ku nënkomisari i shpallur Dëshmor i Atdheut u vra teksa po kryente një kontroll në Kune-Vain nga 21-vjeçari Aldi Rama, kryeministri nënvizoi faktin se numri i rasteve tragjike vitet e fundit është më i pakët se gishtat e një dore, por statistikat nuk kanë rëndësi se edhe një jetë e vetme është tragjike.

https://a2news.com/2021/09/29/vrasja-e-policit-si-u-arrestua-dy-here-dhe-u-lirua-me-vendim-gjykate-aldi-rama/

Rama rikujtoi edhe një herë që "fëmijët e dëshmorit nuk do të jenë vetëm, do të përkujdesemi për ta deri sa të mbushin moshën e pjekurisë. 50 milionë lekët që i akorduam familjes dhe 170% e rrogës së babait nuk thonë asgjë në raport me humbjen, por është lehtësim të mendosh se fëmijët do të jenë të shoqëruar për dore jo vetëm nga e ëma, por edhe nga shteti”.

https://a2news.com/2021/09/29/vrasja-e-nenkomisar-hoxhes-a2-cnn-siguron-pamjet-e-perplasjes-me-arme/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani