
Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, takim edhe me Josep Borrell
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, për të marrë pjesë në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare.
Konferenca pritet të mbahet më 1 tetor, pikërisht në kryeqytetin e vendit arab, Abu Dhabi.
Përveç pjesëmarrjes në konferencë, kreu i qeverisë do të zhvillojë dhe disa takime, mes tyre dhe me Kreun e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell.