Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Shakira sulmohet nga dy derra të egër në një park në Barcelonë

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 18:39 | Showbiz

Ylli i muzikës pop, Shakira, është sulmuar nga dy derra të egër në një park në Barcelonë.

Këngëtarja kolumbiane ishte duke shëtitur në park së bashku me djalin e saj 8-vjeçar, Milan, kur është sulmuar nga kafshët. Ajo postoi në Instagram çantën e saj, ku shkruan se derrat ja kishin marrë së bashku me telefonin, ndërsa i kishte gjetur më pas.

Partnerja e futbollistit të Barcelonës, Gerard Pique, nuk dha detaje kur kishte ndodhur ngjarja si dhe në cilin park në Barcelonë, por për fat të mirë si ajo dhe djali i vogël nuk kishin pësuar lëndime.

Së fundmi, kanë qenë të shumta rastet kur qytetarët e Barcelonës janë ankuar për praninë e kafshëve të egra në parqet e qytetit. Muajin e kaluar, një person u kafshua nga një derr i egër pranë Parkut Tibidado, teksa ai ishte së bashku me familjen e tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë