Shkolla me 20 nxënës që ngjason me një burg

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 13:09

Shkolla me 20 nxënës që ngjason me një burg

Përditësuar më: 30/9/2021, ora 13:09

E lënë në harresë jo vetëm nga koha, por edhe nga institucionet përgjegjëse, shkolla 9-vjeçare e Kërkovës në Vlorë, ngjan më shumë me një burg se sa me një institucion që arsimon brezin e ri. Prej 20 vitesh pa asnjë investim dhe pa kushtet minimale, në këtë shkollë kanë mbetur vetëm 20 nxënës, që vijnë nga familje me të ardhura të pakta ekonomike.

Këto pamje nuk janë të ndonjë burgu apo qendre rehabilitimi, por të shkollës në fshatin Kërkovë, vetëm 8,5 kilometra larg qytetit të Vlorës.

Edhe tabela e shkollës ka mbetur me emërtimin e vjetër, shkollë 8-vjeçare, edhe pse ka më shumë se një dekadë që shkollat e arsimit bazë në Shqipëri janë 9-vjeçare.

Për kushtet e tjera, pamjet nuk lënë shumë vend për koment

Për herë të fundit, kjo shkollë falë një donacioni, ka parë dorën e restaurimit 19 vite më parë, siç e tregon kjo pllakatë e thyer.

Veç shkollës, fshati vuan edhe probleme të mëdha me infrastrukturën rrugore, që vështirëson së tepërmi edhe lëvizjen e banorëve drejt qytetit për nevojat bazike.