Të luftosh aligatorin me kosh plehrash

Ky është momenti kur një burrë amerikan u përball me një aligator duke përdorur vetëm koshin e plehrave si armë.

Abdul Gene Malik postoi në Instagram videon ku shihet duke u munduar të kapë aligatorin që kishte hyrë në oborrin e shtëpisë, në Mount Dora të Floridës (SHBA).

Në video shikohet se si burri ia drejton koshin e hapur aligatorit, duke u munduar që ai të futet në të. Pas disa sekondash, aligatori fut kokën dhe Malik menjëherë mbyll kapakun, duke e bllokuar kafshën brenda në kosh.

Burri tha se e mori guximin për t’i dalë përpara aligatorit me kosh plehrash pasi ka “fëmijë për të mbrojtur”, ndërkohë që ka hapur edhe një GoFundMe ku kërkon donacione për të nisur një biznes për kapje aligatorësh.