
Uzuni në formë të shkëlqyer, supergol në Europa League
Në prag të ndeshjeve eliminatore ndaj Hungarisë dhe Polonisë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni është në një formë të shkëlqyer.
Sulmuesi nga Berati ka realizuar një gol spektakolar në ndeshjen e Europa League që Ferencvarosh po luan ndaj Betis.
26-vjeçari realizoi në minutën e 44 të pjesës së parë duke barazuar shifrat. Uzuni i rrëmbeu topin mbrojtësit dhe me një goditje fantastike nga jashtë zonës mposhti portierin spanjoll.