Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Mamurras, ku një 27-vjeçare ka mbetur e plagosur.
Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20, ku shtetasja K.P., 27 vjeçe ka humbur kontrollin e automjetit tip "Volkswagen" duke dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën anësore.
Drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.