Aksident në Fier, makina përplas për vdekje këmbësorin

aksidenti 4 1100x620

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së premtës pranë qytetit të Fierit.

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Rotondo e parkut”, ku makina e drejtuar nga Sh. K., 66 vjeç përplasi për vdekje një kalimtar, rreth 50 vjeç.

Identiteti i viktimës ende nuk dihet, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.