Derbi Dinamo-Partizani mbyllet në barazim në “Elbasan Arena”

Derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizani, i cili u zhvendos në “Elbasan Arena”, është mbyllur pa fitues, në barazim 1-1.

Dinamo e nisi ndeshjen mjaft mirë dhe arriti të kalojë në avantazh që në minutën e 11 me anë të kapitenit Agim Ibraimi, i cili realizoi një gol të bukur pas një gafe të mbrojtësit të Partizanit.

Dinamo vijoi të luajë mirë, por ndeshja mori një kthesë krejtësisht tjetër kur mbrojtësi i Dinamos e la ekipin me një lojtar më pak pas një ndërhyrje të rëndë në minutën e fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytën, Partizani dominoi gjithçka, por arriti të gjejë vetëm golin e barazimit me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Junior në minutën e 76.

Me këtë barazim, Dinamo ngjitet në vendin e dytë me 6 pikë, ndërsa Partizani shkon në kuotën e 3 pikëve në vendin e gjashtë.