Edi Rama nga Abu Dabi: Brenda dekadës, Shqipëria pret të bëhet eksportuese e energjisë

SINK RAMA frame 142 1100x620

Brenda një dekade Shqipëria pret të bëhet një eksportuese neto e energjisë.

Kështu u shpreh nga Abu Dabi, kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në konferencën “World Policy Conference”.

“Qeveria do të miratojë planin e ri në përputhje me agjendën e Komunitetit të Energjisë për ç’karbonizimin e sektorit të ekonomisë. Ky plan do të parashikojë prodhimin e energjisë me kapacitetet e instaluara në periudhën 2021-2030. Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e energjisë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.