Java e katërt e Superiores, Skënderbeu e Vllaznia, luftë për tre pikë

PRAG SKENDERBEU VLLAZNIA frame 478 1100x620


Duel jetik në Korçë. Skënderbeu luan për t’u larguar nga zona e rënies nga kategoria, Vllaznia për t’u konfirmuar pretendente në këtë sezon.

Sfida e fundit, e luajtur në finalen e Kupës, përfundoi me suksesin e shkodranëve. Këtë herë situata ndryshon, me ekipin e Memellit që kërkon fitoren e parë sezonale.

Edhe Vllaznia kërkon të ndryshojë ecurinë, pas dy barazimeve të fundit, të cilat trajneri Brdariç i cilëson negative, edhe pse erdhën përballë dy rivalëve si Teuta e Partizani.