Koronavirusi në Shqipëri, 7 të vdekur në 24 orë, 19 persona në gjendje të rëndë

koronavirusi varianti delta covid19 ne shqiperi 1100x620

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 4,139 testime nga të cilat 647 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 7 persona të prekur me koronavirus, duke shënuar një ulje të fataliteteve krahasuar me ditët e fundit. Ndërkohë, janë shëruar 964 qytetarë.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4,139 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 647 qytetarë, në këto bashki: 256 qytetarë në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Shkodër, Kamëz, 29 në Elbasan, 24 në Fier, 22 në Kukës, 21 në Berat, 17 në Sarandë, 16 në Krujë, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Lezhë, Mallakastër, 8 në Pogradec, 7 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, 6 në Dibër, Gramsh, 5 në Vorë, Patos, Divjakë,  Korçë, Dimal, Cërrik, Peqin, 4 në Vau i Dejës, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, 3 në Përmet, Tepelenë, 2 në Fushë Arrëz, Himarë, Poliçan, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Mirditë, Shijak, Mat, Rroskovec, Selenicë, Maliq, Kolonjë, Skrapar. 

Janë 9,499 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatë qytetarë: Një qytetare 47 vjeç nga Burreli, dy qytetarë nga Fieri 58 dhe 60 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Gjirokastra, një qytetar 63 vjeç nga Vlora, dy qytetarë nga Tirana 71 dhe 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 964 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,574 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        647

Të shëruar në 24 orë      964

Të shtruar në spitale       161

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 4,139

Testime totale              1,206,855

Raste pozitive               170,778

Raste të shëruara           158,574

Raste Aktive                   9,499

Humbje jete                     2,705

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4,235

Durrës             1006

Fier                  802

Shkodër          795

Vlorë               551

Elbasan           513

Berat               383

Lezhë              364

Korçë              263

Kukës              213

Gjirokastër      211

Dibër               163