Kukës, vijon kalimi i paligjshëm i kufirit, në pranga 6 persona

klandestine 1100x620

Arrestimet e personave protagonistë të trafikimit të klandestinëve kundrejt pagesës, po bëhen gjithmonë e më të shpeshta në vendin tonë. Sot, janë ndaluar 6 persona, ndërkohë që një tjetër u procedua në gjendje të lirë.

Klandestinët i drejtoheshin Kosovës, pasa sa të kalonin më pas kufijtë europian. Të arrestuarit janë kapur në flagrancë, teksa po transportonin emigrantët, me 7 makina të ndryshme.

Si pasojë, janë arrestuar shtetasit B.M, 32-vjeçar nga Tirana, ashtu si shtetasit J.V 35-vjeç dhe A.S. 29-vjeç, ndërkohë që janë arrestuar edhe një 26-vjeçar nga Kosova, ashtu si një 55-vjeçar nga Prishtina.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.