Legjenda braziliane, Pelé del nga spitali një muaj pas operacionit

MB PELE DEL NGA SPITALI frame 144 1100x620

Një muaj pas u shtrua për t’u kuruar, Pelé doli nga spitali “Albert Einstein” i Sao Paolo në Brazil.

Sipas njoftimit të qendrës spitalore, Edson Arantes do Nascimento doli gjatë mëngjesit të 30 shtatorit. Pacienti është në gjendje të qëndrueshme dhe do të vijojë kimioterapinë, pas operacionit për heqjen e tumorit në zorrë.

80-vjeçari do të qëndrojë në shtëpi, pranë familjes. Pelé u shtrua në spital më 31 gushtin e kaluar, teksa në datën 4 shtator i’u nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.