Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mbijeton i harruar, 68-vjeçari mbledh bidonë dhe jeton pa ujë dhe drita

Nga A2 CNN
1 Tetor 2021, 16:48 | Sociale
Mbijeton i harruar, 68-vjeçari mbledh bidonë dhe jeton pa ujë

Dita e të moshuarit është një reflektim për gjendjen në të cilën ata ndodhen për vëmendjen dhe kujdesin që duhet për to.

E ndërsa pjesa dërrmuese e të moshuarve kanë vështirësitë ekonomike për të përballuar jetesën me të ardhurat e pensionit, ka të moshuar të tjerë që janë krejt të vetëm.

I tillë është rasti i 68-vjeçarit nga Vlora, Agron Rrapushi. Agroni kalon netët e tij të vetmuara në banesë. Përveç çatisë me kompesata për mbi kokë, për të cilën paguan 20 mijë lekë të vjetra në muaj, ai nuk ka asnjë kusht tjetër, as për nevojat dhe as për higjienën e tij.

Për të përballuar ushqimin, përveç pensionin 120 mijë lekë të vjetra në muaj, 68-vjeçari duhet të mbledhë bidona dhe kanoçe.

Kërkesat për ndihmë në bashki kanë rënë në vesh të shurdhër, ndërsa vetë Agroni ndihet i vrarë shpirtërisht, pasi sipas tij,  ka edhe të tjerë në kushte të vështira, por atij i mungon edhe familja.

Ajo që të vjen në mendje pasi mëson jetën e Agron Rrapushit, është pyetja, se edhe sa kohë do të mbijetojë 68-vjeçari në këto kushte dhe i harruar nga të gjithë?

A2 CNN Livestream

Dita jonë