Mbizotëron moti i kthjellët, ulje e lehtë e temperaturave

parashikimi i motit foto e madhe 1100x620

Kthjellimet mbizotërojnë motin në të gjithë vendin deri pas mesditës kur vranësira kalimtare shfaqen në jug dhe zonat lindore.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes e mesditë duke variuar nga 7°C vlera më e ulët në zonat malore deri në 26°C, maksimumi i mesditës në disa qytete në shtirjen perëndimore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim verilindor-verior ndërsa në brigjet detare pritet dallgëzim i ulët.