Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Meta dekreton rokadën e ambasadorëve, Ferit Hoxha shkon në OKB, Besiana Kadare në UNESCO

Nga A2 CNN
1 Tetor 2021, 14:06 | Politikë
Meta dekreton rokadën e ambasadorëve, Ferit Hoxha shkon në OKB,

Presidenti Ilir Meta dekretoi rokadën e ambasadorëve të kryer nga kryeministri Rama. Ferit Hoxha do të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, post që mbahej nga Besiana Kadare. Kjo e fundit do të marrë postin e ambasadores së Shqipërisë në UNESCO, në Paris, post që Hoxha la për të shkuar në Nju-Jork.

Meta dekretoi gjithashtu emërimin e Dastid Koreshit si ambasador i Shqipërisë në Misionin e Përhershëm pranë Këshillit të Europës, në Strasburg, post që mbahej nga Albana Dautllari, e cila u lirua nga kjo detyrë.

Lirim nga detyra pati edhe për Arian Spassen, ambasador i Shqipërisë në Hungari, por për këtë post nuk ka ende një dekret për emërim të ri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë