Ndryshimet kushtetuese, Berisha: Asnjë marrëveshje pa miratimin e Këshillit Kombëtar

1 TETOR 2021 BERISHA frame 32178 1100x620

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi edhe njëherë Lulzim Bashën se në 8 vite në opozitë nuk arriti asnjë fitore përballë kryeministri Edi Rama.

Lidhur me debatet e ditëve të fundit për ndryshimet kushtetuese, Berisha u shpreh se nuk duhet të lejohet asnjë marrëveshje me Edi Ramën pa miratimin nga Këshilli Kombëtar i PD.

“Rama nis mandatin e tretë sepse opozita kaloi këto 8 vite nga dështimi në dështim. Nëse Rama nis mandatin e tretë, përgjegjësitë madhore bien mbi opozitën shqiptare. Ajo nuk qe e zonja të fitojë në asnjë nismë, përveç dekriminalizimit. Keni dëgjuar këto ditët e fundit që po bëjmë ndryshime kushtetuese. Po bëjmë këtë, po bëjmë atë. Nga cila marrëveshje me Ramën ka fituar opozita. Në asnjë prej tyre. Dua t’iu them të heqin dorë nga marrëveshjet pa miratimin paraprak nga Këshilli Kombëtar. PD ka forume politike. Nga marrëveshja në marrëveshje kemi shkuar nga disfata në disfatë”, u shpreh Berisha.