Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Opozita ndryshe e LSI, padi në Kushtetuese për ligjet e “parlamentit ilegjitim”

Nga A2 CNN
1 Tetor 2021, 16:17 | Politikë
Opozita ndryshe e LSI, padi në Kushtetuese për ligjet e

Lëvizja Socialiste për Integrim u paraqit në dyert e Gjykatës Kushtetuese për të paditur ndryshimet në ligjin për vetëqeverisjen vendore. Ndonëse akti është miratuar në qershorin e vitit 2019, padia u bë pas dy viteve nën argumentin se cenon pronën e qytetarëve duke future konceptin e tjetërsimit të pronës nga Këshilli Bashkiak.

“Ligji i vjetër parashikonte tjetërsimin dhe dhënien në përdorim të pronave në favor të të tretëve, ndërkohë që ligji i ri në fakt synon që ta tjetërsojë këtë kompetencë të Këshillit Bashkiak. Kur Flasim për pronën publike duhet të kuptojmë që është prona e të gjithë shqiptarëve dhe vendimmarrja duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, u shpreh Silva Caka.

Padia e LSI u bë një kohë kur demokratët e udhëhequr nga Lulzim Basha depozituan në Kuvend kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore, duke treguar një qasje tjetër të aksionit opozitar.

“Në Gjykatë Kushtetuese të depozitojmë një masë të madhe ligjesh që ne i kemi punuar gjatë kësaj kohe dhe që i konsiderojmë antikushtetuese. Fokus kryesor në këto momente ka kundërshtimin në Gjykatë Kushtetuese të gjithë ato ligje që kanë cenua opinionin publik”, tha Caka.

Nismën e paditur, Presidenti Meta e kishte kthyer për rishqyrtim nën akuzën se ishte antikushteutes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani