PD depoziton kërkesën për Komision Hetimor për çështjen Becchetti, Duma: Të kontrollojmë ligjshmërinë e veprimeve të funksionarëve publikë

PD depoziton kerkesen per Komision Hetimor per ceshtjen Becchetti Duma  Te kontrollojme ligjshmeri 1100x620

Partia Demokratike depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen Becchetti, sipërmarrësit italian i cili fitoi gjyqin kundër shtetit shqiptar për vendimin e mbylljes së biznesit të tij në vendin tonë, duke përfituar edhe një shpërblim prej mbi 100 milionë eurosh.

“Opinioni publik e njeh mirë dëmin që i është shkaktuar vendit, me mbi 120 milionë euro që hiqen nga xhepat e shqiptarëve”, tha deputetja e PD-së, Grida Duma, pasi depozitoi kërkesën. 

Ajo shpjegoi edhe punën që parashikohet të kryejë ky komision. “Ka në fokus kontrollin dhe ligjshmërinë e veprimeve dhe mosveprimeve të funksionarëve publikë në këtë çështje. Që nisi si një sagë për hakmarrje politike, ndaj një media që i bënte opozitë kryeministrit”.

Francesco Becchetti hapi fillimisht katër procese në Gjykatat Ndërkombëtare kundër Shqipërisë ku kërkoi si dëmshpërblim një vlerë prej 1,2 miliardë eurosh. Nga tre procese, ai fitoi vetëm njërin që lidhej me sekuestrimin e televizionit Agon Channel, që më pas u mbyll.

Përveç kërkesën për ngritjen e këtij komisioni hetimor, PD-ja ka kërkuar edhe komision hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, që konsiderohen “masakër zgjedhore” nga ana e PD-së, si edhe për ndërtimin e inceneratorëve të mbetjeve, që për PD-në konsiderohet një “aferë mafioze”.