Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

PD dorëzon kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për incineratorët

Nga A2 CNN
1 Tetor 2021, 10:32 | Politikë
PD dorëzon kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për incineratorët. Në një deklaratë për mediat, Jorida Tabaku tha se qeveria ka shkelur ligjet për dhënien e këtij projekti një kompanie, duke e vënë qeverinë në shërbim të një biznesi të vetëm.

“Bashkë me një ekip deputetësh e ekspertësh sapo depozituam kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Boçi, Këlliçi, Bushati, Çupi, Gështenja dhe Spaho të cilët do të jemi anëtarë të këtij komisioni hetimor. Qeveria në shkelje të ligjit e kushtetutës ka dhënë një projekt korruptiv një kompanie pa asnjë lidhje, për 10 vite në një qytet dhe 30 vite në Tiranë projektin e inceneratorëve, duke shkelur të gjitha ligjet dhe të konkurrencës dhe duke e vënë qeverinë në shërbim të një biznesi të vetëm, kompanisë së Klodian Mërtirit kontratën koncensionare. Plehrat u dogjën për t’i dhënë kësaj kompanie fonde shtesë. Mbi 300 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë. Tarifat e pastrimit janë rritur në shumë qytete”.

Sipas Tabakut, deri tani, nuk ka asnjë të hetuar për këtë çështje ndërkohë që kryeministri dhe ministri Ahmetaj duhet të ishin nën hetim.

“I gjithë shteti është ngritur në këmbë për këtë kontratë korruptive koncensionare dhe nuk ka asnjë te hetuar për këtë çështje. Asnjë nga përfaqësuesit e qeverisë sot nuk është në hetim thotë SPAK. Ndërkohë që në gjykimin tonë kryeministri dhe Ahmetaj duhet të ishin sot në hetim. Kemi kërkuar komisionin hetimor dhe do të asistojmë ngritjen e këtij komisioni në një periudhë kohore sa më të shpejtë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë