Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Qeveria i gjen punë ish-deputetëve, nga Shameti te Bushati, të emëruarit e rinj në administratë

Nga A2 CNN
1 Tetor 2021, 16:09 | Politikë
Qeveria i gjen punë ish-deputetëve, nga Shameti te Bushati, të

Pasi rregulloi në sekretariate disa nga ministret e kabinetit “Rama 2”, qeveria po mendon dhe për kandidatët qe mbetën pa një mandate deputeti në zgjedhjet e 25 prillit.

Adnor Shameti, i cili nuk u kandidua për deputet në qarkun e Beratit, është emëruar së fundmi këshilltar ligjor në Kryeministri. Por, Shameti nuk është i vetmi nga radhët e socialistëve që mbetën pa mandat.

“Unë isha një hero i vogël që duhej të sakrifikohej për të mirën e partisë”, tha Ervin Bushati.

Partia nuk e harroi heroin e vogël të saj. Ish-deputeti i Tiranës u emërua pak ditë më parë drejtues i Postës Shqiptare, duke ndërruar karrigen me deputetin e sapozgjedhur Laert Duraj. Para tij, një tjetër Bushati në PS u bë pjesë e Kryesisë së partisë, ndërkohë që më herët kryesocialisti as nuk ishte bërë pjesë të listës së kandidatëve.

Me post është shpërblyer dhe Dallëndyshe Bici, kandidate në zgjedhje për qarkun e Tiranës, e cila pas zgjedhjeve u emërua si zëvendësministre e Mbrojtjes.

Në pritje të një posti janë dhe disa nga të besuarit e tjerë të socialistëve, si Alket Hyseni dhe Plarent Ndreca.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu