Rama takohet në Abu Dhabi me Borrell, diskutohet zgjerimi dhe samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

vlcsnap 2021 10 01 16h51m16s291 1100x620

Të enjten, kryeministri Rama udhëtoi në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po merr pjesë në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit të tij në Abu Dhabi, Rama është takuar këtë të premte edhe me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se gjatë takimit është folur për samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, “ku është marrë peng edhe Shqipëria”.

Ndërkohë, një postim në rrjetet sociale për këtë takim bëri edhe Borrell, i cili shkroi se e rëndësishme për Ballkanit është të mbajë vrullin e reformave, si dhe besueshmërinë te BE.