Shpërndarja e gjykatave, Manja: Së shpejti hartë e re gjyqësore, Soreca: Afate të reja vetingut

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi këtë të premte se shumë shpejt vendi do të ketë një hartë të re gjyqësore.

Duke e konsideruar miratimin e saj si prioritet të ministrisë që drejton, Manja theksoi se në variantin final shërbimet gjyqësore për qytetarët do të jenë atje ku janë sot. 

Manja konfirmoi se qeveria ka nisur bisedimet me opozitën lidhur me zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut. 

Me herët, në të njëjtin panel me ministrin, në konferencën për “rolin e institucioneve vetëqeverisëse të drejtësisë” ambasadori i BE në Shqipëri bëri thirrje për shpejtësi në procesin e vetingut dhe lënien e tij në duart e KPK.