Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Studimi britanik, vaksinat e COVID-19 dhe gripit mund të merren njëkohësisht

Nga A2 CNN
1 Tetor 2021, 11:02 | Bota
Studimi britanik, vaksinat e COVID-19 dhe gripit mund të merren

Vaksina e COVID-19 dhe ajo kundër gripit mund të merren njëkohësisht. Një studim britanik, rezultatet e të cilit u bënë publike të enjten, arrin në përfundimin se marrja së bashku e vaksinave është e sigurt dhe nuk ndikon negativisht në reagimin imunitar.

Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Bristolit, zbuloi se efektet anësore të raportuara ishin zakonisht të lehta deri në të moderuara në testet me tre vaksina gripi dhe Pfizer ose Astra Zeneca për COVID-19. Vaksinat u dhanë në të njëjtën ditë, në krahë të ndryshëm.

“Ky është një hap vërtet pozitiv që mund të nënkuptojë më pak vizita për t’u vaksinuar për ata që duhet të bëjnë të dyja vaksinat”, thotë Rajeka Lazarus, kryetarja e grupit studimor.

Britania e Madhe dhe shtetet e tjera të hemisferës veriore po përgatiten për një dimër të ashpër dhe mundësinë e rritjes së rasteve të gripit, mes lehtësimit të masave kundër COVID-19. Të moshuarve, grupeve më të rrezikuara dhe punonjësve të shëndetësisë në Britani, po u jepen dozat përforcuese të COVID-19, ndërsa qeveria e kryeministrit Boris Johnson, ka premtuar gjithashtu për programin më masiv të vaksinimit nga gripi në histori këtë vit.

https://a2news.com/2021/07/10/rreziku-nga-delta-simptomat-e-nje-gripi-normal-qe-nuk-duhen-nenvleresuar/

A2 CNN Livestream

Dita jonë