Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zjarr në spitalin COVID, 9 persona humbin jetën në Rumani

Nga A2 CNN
1 Tetor 2021, 13:48 | Bota

9 persona humbën jetën si pasojë e zjarrit që shpërtheu në terapinë intensive të një spitali COVID në Rumani. Kjo është hera e tretë në më pak se një vit, që një strukturë spitalore përfshihet nga flakët ne këtë vend.

Zjarrfikësit arritën të shuanin flakët në qytetin lindor të Konstanta rreth orës 8 të mëngjesit dhe dhjetëra pacientë u evakuuan dhe transportuan në zona të afërta.

Më shumë se 12 mijë pacientë, përfshirë 315 fëmijë po trajtohen në spitalet rumune për COVID-19, rreth 1300 prej të cilëve janë në terapi intensive.

Në muajin shkurt, një zjarr vrau 4 pacientë me koronavirus në kryeqytetin Bukuresht, ndërsa në nëntor, 10 vetë humbën jetën në një tjetër incident të ngjashëm në Piatra Neamt.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli